×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të mëdha

    Reporteri
    02 Maj 2026 | 11:21

    Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, pasi SHBA njoftoi se do të tërheqë 5,000 trupa amerikane nga Gjermania.

    Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë është “në interesin tonë dhe në interesin e Shteteve të Bashkuara”, por shtoi: “Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë, raporton TheGuardian.

    “Ne evropianët duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë.”
    Gjermania është vendi më i madh i vendosjes së ushtrisë amerikane në Evropë, me rreth 35,000 ushtarë aktivë, dhe shërben si një qendër kyçe trajnimi.

    Të premten, Pentagoni tha se tërheqja e trupave pritet të përfundojë brenda gjashtë deri në 12 muajve të ardhshëm.

    Njoftimi erdhi mes një përplasjeje publike mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz, pasi lideri evropian tha se SHBA po “poshtërohej” nga Irani.

    Pistorius tha se Gjermania është “në rrugën e duhur” në marrjen e hapave për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të saj të armatosura Bundeswehr, rritjen dhe përshpejtimin e prokurimit të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!