×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    NATO thotë se po punon me SHBA për ta kuptuar pse po i largojnë 5 mijë ushtarë nga Gjermania

    Reporteri
    02 Maj 2026 | 11:39

    Zëdhënësja e NATO, Allison Hart, ka deklaruar se aleanca është duke punuar me Shtetet e Bashkuara për të kuptuar detajet e vendimit për tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania.

    Në një reagim të publikuar në rrjetin X, Hart tha se ky vendim nënvizon nevojën që Evropa të shtojë investimet në mbrojtje dhe të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë rajonale.

    “Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre lidhur me praninë ushtarake në Gjermani. Ky rregullim thekson nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët”, tha ajo.

    Sipas Hart, aleatët tashmë kanë bërë përparim në këtë drejtim, duke përmendur dakordimin për investimin e 5 për qind të PBB-së në mbrojtje gjatë Samiti i NATO-s në Hagë vitin e kaluar.

    Ajo shtoi se NATO mbetet e bindur në aftësinë e saj për të garantuar parandalimin dhe mbrojtjen kolektive, teksa vazhdon orientimi drejt “një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!