Policia në Prizren ka gjobitur një shofer me 500 euro, pas një vidoe të publikuar në rrjete sociale, ku i njëjti kishte zhvilluar shpejtësi 178 km/h në zonën 50.
Krahas gjobës, atij i është konfiskuar patenti për një vit dhe i janë shqiptuar pesë pikë negative.
Njoftimi:
Prizren: një i ri publikon në rrjete sociale duke drejtuar automjetin 178 km/h në zonë 50 km/h – Policia identifikon dhe ndëshkon ngasësin
Prizren, 4 maj 2026
Në rrjete sociale është publikuar një video ku shihet një i ri duke drejtuar automjetin me shpejtësi të rrezikshme në zonë të kufizuar 50 km/h, konkretisht duke drejtuar automjetin në rrugën Gjonaj- Krajk të Prizrenit.
Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij. Kundërvajtja është kryer me datën 08.10.2025, ku kundërvajtësi ka tejkaluar shpejtësinë deri në 178 km/h në zonën e kufizuar 50 km/h.
Ndaj tij janë marrë masat ligjore:
-gjoba prej 500 euromasë mbrojtëse,
-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),
-5 pikë negative në patentë shofer.
Policia mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke shmangur sjelljet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.
/Reporteri.net/