Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK nuk ka koalicion me PDK’në në Prishtinë.
Koalicionin e zyrtarizuar sot, Abdixhiku e cilësoi si marrëveshje të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, me parti politike, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se ka komunikuar edhe me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën.
“LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK’në. Kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën, i kam thënë a kemi marrëveshje, thanë jo s’kemi marrëveshje. Ato janë marrëveshje të Kryetarit me partitë politike”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se Rama “ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së”.
Ai deklaroi se LDK do të mundohet me çdo forcë që të implementohet plani i LDK’së për Prishtinën./Reporteri.net