Modelja njëherësh këngëtarja shumë e përfolur shqiptare Morena Taraku, ka vendosur të tërhiqet nga rrjetet sociale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes po këtyre rrjeteve, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas këngëtares, kjo shkëputje po vjen pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme që ka marrë kohëve të fundit. Morena ka treguar që i nevojitet pak pushim prej Instagramit dhe dëshiron t’i përkushtohet më shumë vetës e familjes.
Detajet pse ajo do të tërhiqet pak nga rrjetet sociale, ajo i ka bërë të ditur përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Instastory.
Ndryshe, “Missed Call” është projekti i fundit muzikor i Morenës. Kënga është publikuar më 20 tetor dhe deri më tani numëron mbi 840 mijë klikime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.