Në episodin e kaluar të Hell’s Kitchen, konkurrentëve ju bashkua edhe kamarieri i restorantit. Ky i fundit, doli para tyre me bindje të plotë se mund t’i sfidonte.
Sot, episodi i tretë nisi pikërisht me të. Shef Renato i caktoi atij detyrën e parë në “kuzhinën e djallit”: të gatuajë mëngjesin për konkurrentët e tjerë.
Gjatë kohës që Sokoli gatuante, shef Renato iu afrua për të mësuar më tepër rreth tij. Ai, mes lotëve, tregoi se nuk ka ndjekur karrierën e tij por është kthyer në Shkodër për të qënë pranë prindërve.
Kjo, jo për arsye shëndetësore por sepse pesë vëllezërit e motrat e tij janë larguar nga Shqipëria, e nuk mund t’i linte prindërit vetëm për shkak të moshës.
Me sa duket, pas djalit me vetëbesim e ambicie, fshihet edhe një Sokol tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.