Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 7 Qershorit do të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për presidente, në tubimin e quajtur “Tubimi i Bashkimit”, ju ka bërë thirrje qytetarëve ta përkrahin atë dhe kandidatin për kryeministër të këtij subjekti Lumir Abdixhiku.
“Unë besoj që përgjigja gjindet tek njerëzit që e kanë guximin të bashkohen jo për veten e tyre por për Republikën”.
“Prandaj sot ju ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri tjetri”, vijoi Osmani.
I” ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi”, shtoi ajo.
“Lista që po ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, në zot, në familje, në demokraci dhe në aleanca”, pohoi ajo.
“Kjo është lista ku përherë do të fitojë, jo individi por Republika”, u shpreh Osmani.