×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump telefon Erdogan, biseda me presidentin turk fokusohet te Siria, Libani dhe armëpushimi në Lindjen e Mesme

    Reporteri
    20 Maj 2026 | 22:41

    Recep Tayyip Erdoğan dhe Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe SHBA-ve, situatën në Lindjen e Mesme dhe përgatitjet për samitin e NATO-s.

    Sipas presidencës turke, gjatë telefonatës dy liderët u fokusuan te zhvillimet në Siri, Liban dhe armëpushimi në Lindjen e Mesme.

    Erdogan e cilësoi pozitiv vendimin për zgjatjen e armëpushimit në rajon, duke theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë iniciativat për zgjidhje diplomatike të konflikteve.
    Presidenti turk deklaroi gjithashtu se stabiliteti në Siri është i rëndësishëm për gjithë rajonin dhe se Ankaraja do të vijojë mbështetjen ndaj Damaskut, ndërsa kërkoi që të parandalohet përkeqësimi i situatës në Liban.

    Gjatë bisedës, Erdogan informoi Trump edhe mbi përgatitjet për samitin e NATO-s që pritet të mbahet në Ankara.

    Po ashtu, presidenti turk i shprehu ngushëllime homologut amerikan për sulmin e ndodhur në një xhami në San Diego, duke theksuar se Turqia kundërshton çdo formë krimi të urrejtjes, pavarësisht besimit fetar. /Panorama

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!