Ernest Muçi është zyrtarisht një lojtar i Trabzonspor. Besiktas ka njoftuar shitjen e kartonit të fantazistit shqiptar.
Muçi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit gjatë këtij edicioni, ku luajti si i huazuar nga Besiktas. Fantazisti zhvilloi 27 ndeshje në kampionat, ku realizoi 11 gola dhe dha 3 asistime.
Paraqitjet e tij ndihmuan skuadrën të arrinte deri në finalen e Kupës së Turqisë. Forma e mirë e 25-vjeçarit bëri që Trabzonspori të blejë kartonin e tij për rreth 9 milionë euro.
Muçi pritet të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, duke u bërë një nga futbollistët shqiptarë më të paguar.