Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të bëjë çfarëdo që t’i kërkohet, duke këmbëngulur se të dy janë në të njëjtën linjë për negociatat për t’i dhënë fund luftës me Iranin.
“Ai është mirë, do të bëjë çfarëdo që unë dua që ai të bëjë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve në një bazë ajrore në Maryland, sipas mediave amerikane.
Më herët, Channel 12 i Izraelit raportoi se kishte pasur një telefonatë “të gjatë dhe dramatike” mes të dyve lidhur me vendimin e Trump për të anuluar rikthimin e sulmeve ushtarake.
“Ai është një njeri shumë, shumë i mirë. Do të bëjë çfarëdo që unë dua që ai të bëjë. Dhe është një djalë i shkëlqyer,” tha Trump, raporton The Independet.
Trump gjithashtu u tha gazetarëve se nuk po nxiton për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe se arritja e objektivave të misionit ishte më e rëndësishme sesa caktimi i një afati kohor për përfundimin e saj.
Ndërkohë, Irani tha se nuk do të dorëzohet nëse SHBA-ja rifillon sulmet.
Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Galibaf, tha të mërkurën se “lëvizjet e dukshme dhe të fshehta të armikut” tregonin se ata po kërkonin një raund të ri lufte./Reporteri.net/