×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    “Wolt, qendra tregtare dixhitale në xhepin e konsumatorëve”, revolucioni i motorëve blue në Kosovë

    Reporteri
    22 Maj 2026 | 14:44

    Në një intervistë për “Publika Podcast – Kosovo Talks”, Lisandri Dragoj, Drejtori i Përgjithshëm  i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, foli për rritjen e shpejtë të platformës në tregun kosovar dhe shqiptar, duke e cilësuar Ballkanin Perëndimor si një rajon “tejet të etur për teknologji dhe risi të reja”.

    Sipas tij, qasja ndaj Wolt ka qenë jashtëzakonisht pozitive që nga dita e parë, si nga konsumatorët ashtu edhe nga bizneset lokale. Ai kujtoi se në fillimet e operimit, kërkesa e bizneseve për t’u bërë pjesë e platformës ishte aq e lartë, sa ekipi nuk arrinte ta përballonte ritmin e regjistrimeve dhe onboardimit.

    Sot kemi rreth 1000 biznese të regjistruara në Kosovë dhe numri vazhdon të rritet çdo muaj. Mbi 150 biznese të reja regjistrohen vazhdimisht dhe edhe numri i klientëve është në rritje. Ekosistemi po funksionon siç duhet”, tha Dragoj.

    Ai theksoi se për bizneset nuk ka asnjë kosto hyrëse për t’u bërë pjesë e platformës Wolt, pasi çdo proces mbulohet nga kompania, duke filluar nga regjistrimi deri te integrimi në platformë.

    Ka vetëm përfitime. Shumica e bizneseve që janë pjesë e platformës i kanë tejkaluar pritshmëritë e tyre. Ka pasur raste kur shitjet janë shumëfishuar”, deklaroi ai.

    Dragoj ndau edhe historinë e një biznesi të vogël fast-food që ishte pranë mbylljes për shkak të kostove operative, por pas hyrjes në Wolt, shitjet iu rritën pesëfish.

    Ishte duke e mbyllur biznesin. U bë pjesë e platformës dhe niveli i shitjeve u pesëfishua. Sa më shpejt të bëhesh pjesë e platformës, aq më mirë është për biznesin afatgjatë”, tha ai, duke e përshkruar Wolt si “një mini-qendër tregtare dixhitale që e mban në xhep”.

    Në intervistë, Dragoj foli edhe për ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme dhe mënyrën se si Wolt po lidh njerëzit përtej distancave. Ai kujtoi rastin e një emigranti shqiptar në Gjermani, i cili përmes Wolt bënte pazarin javor për nënën e tij në Shqipëri.

    Wolt i shkrin distancat. Sot mund të bësh porosi apo dhurata për njerëzit e afërt, pavarësisht ku ndodhesh”, tha ai.

    Duke folur për zgjerimin e platformës, Dragoj konfirmoi se Wolt pritet të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Kosovës gjatë këtij viti.

    Ndërsa në rubrikën “Mit apo e vërtetë”, ai tha me humor se korrierët e Wolt-it e njohin Prishtinën, Ferizajn dhe Prizrenin më mirë sesa Google Maps.

    Sa herë e kam provu Google Maps, më shumë më ka ngatërru sesa më ka ndihmu”, u shpreh ai.

    Në fund, Dragoj theksoi se fokusi kryesor i Wolt nuk është marketingu agresiv, por përvoja e konsumatorit.

    “Njerëzit sot janë shumë të angazhuar. Wolt krijon më shumë kohë për veten, familjen dhe jetën e përditshme”, përfundoi ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!