×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    CNN: Sot s’pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje SHBA-Iran

    Reporteri
    24 Maj 2026 | 20:36

    Pavarësisht që raportohet se bisedimet janë duke shkuar mirë, një marrëveshje ndërmjet SHBA-së dhe Iranit nuk pritet të nënshkruhet gjatë së dielës. Kështu ka raportuar CNN, duke u thirrur në një zyrtar të lartë të administratës amerikane.

    Sipas zyrtarit, detajet e marrëveshjes janë ende duke u negociuar.Ky zyrtar i administratës ka thënë se Irani është zotuar në parim për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe të asgjësojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, si pjesë e marrëveshjes me SHBA.

    Se si do të asgjësohet saktësisht rezerva mbetet për t’u negociuar, shtoi zyrtari, si dhe kohëzgjatja e një moratoriumi për pasurimin e uraniumit në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!