×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “TEMU” gjobitet 200 milionë euro nga BE

    Reporteri
    28 Maj 2026 | 17:15

    Bashkimi Evropian ka vendosur një gjobë rekord prej 200 milionë eurosh ndaj platformës kineze “Temu”, për shitje të produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.

    Komisioni Evropian deklaroi se kompania nuk ka identifikuar rreziqet që mund të shkaktojnë produkte të caktuara.

    Sipas autoriteteve evropiane, një testim i fshehtë i kryer nga një organizatë e pavarur zbuloi se shumë karikues të blerë në Temu nuk plotësonin standardet bazë të sigurisë elektrike.

    Gjithashtu, një pjesë e lodrave për foshnja përmbanin nivele të larta kimikatesh.

    Përveç gjobës, Temu duhet të paraqesë deri më 28 gusht një plan konkret masash për të korrigjuar shkeljet.

    Nga ana tjetër, Temu ka kundërshtuar vendimin dhe e ka cilësuar gjobën si ë padrejtë.

    Kjo është vetëm gjoba e dytë e vendosur nga Bashkimi Evropian në kuadër të Aktit për Shërbimet Digjitale.

    Më herët, platforma X i Elon Musk u gjobit me 120 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!