Pas karrierës tejet të suksesshme në futboll, Granit Xhaka i ka hyrë edhe aktrimit, shkruan Reporteri.net.

Xhaka është paraqitur me rol në filmin e shkurtër western “The Socceritos”, ku shfaqet përkrah ikonës së njohur të kinemasë italiane, Terence Hill.

Tashmë është publikuar filmi i plotë.

Reklamë

https://www.youtube.com/watch?v=4iV8UzOnbrc

 

Filmi është promovuar para nisjes së Kupës së Botës dhe ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër dhe në mediat sportive ndërkombëtare.