×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Aksident i rëndë në Turqi: Autobusi përfshihet nga flakët, vdesin 8 persona mes tyre edhe një fëmijë

    Reporteri
    31 Maj 2026 | 23:47

    Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur Turqinë, ku të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë kanë pësuar lëndime pasi një autobus u përplas dhe më pas u përfshi nga flakët.

    Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi në provincën Denizli.

    Kur autobusi që po udhëtonte nga Izmiri drejt Antalias humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat mbrojtëse anës rrugës.

    Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit.

    Pas përplasjes së fortë, automjeti shpërtheu në flakë, duke shkaktuar pasoja tragjike.

    Mes viktimave janë një foshnjë 9-muajshe, babai i foshnjës si dhe shoferi i autobusit.

    Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se 33 persona kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet e zonës.

    Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët dhe për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur në mëngjesin e së dielës kanë nisur.

    Autoritetet turke pritet të publikojnë në ditët në vijim më shumë detaje lidhur me rrethanat që çuan në këtë aksident fatal. /KlanKosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!