Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, doli ditën e sotme para mediave, në vigjilje të transfertës së nesërme ndaj Sampdorias, ku foli për të ardhmen e tij, por edhe për reagimin që pret pas derbit të humbur.
“Për momentin nuk është prioritet i klubit, as unë nuk po mendoj për të ardhmen time apo 2 vitet që kam të mbetura në kontratë. Po mendoj vetëm të arrij objektivin që është thelbësor për klubin, djemtë e ekipit, por edhe për vetë rritjen time. Pas dy muajsh do them çfarë mendoj vërtet. Tani jam i përqendruar vetëm tek puna ime dhe të sjell ekipin aty ku e meriton.
Ndaj Interit ishte një humbje që dogji, një goditje e fortë, por duhet të shohim përpara. Në fillim të sezonit thamë se një vend në Champions ishte kampionati ynë, dhe jemi afër, me 10 ndeshje të mbetura.
Mendoja se Interi vinte nga një formë e keqe, dhe isha unë ai që e përgatita ndeshjen ashtu, u munduam të bëjmë presion lart, por ndoshta ekipi u kap pak pa përgatitur. Këto dy javë kanë qenë shumë të hidhura, kemi vuajtur shumë, por jemi stërvitur mirë”, deklaroi tekniku i Milanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.