×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku “kopjon” Kurtin – ngjet në skenë një vajzë të vogël me flamurin e LDK-së

    Reporteri
    03 Qershor 2026 | 20:13

    Një vajzë e mitur, e cila mbante në duar flamurin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është ftuar nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku të ngjitet në binën ku po mbahej tubimi elektoral në Viti.

    Gjatë momentit vajza e vogël ka valëvitur flamurin e LDK-së, ndërsa Abdixhiku e ka përqafua

    “Kqyr sa bukur e mban flamurin. Hajde këtu nalt, hajde, hajde… me gjithë flamur, me flamur, me flamur…”, tha Abdixhiku.

    Ai ka theksuar partia që ai drejton nuk i përdor fëmijët për qëllime politike të tilla si ofendimi i të tjerëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në fëmijët nuk i shtim me recitu poezi që e ofendojnë tjetrin, ne fëmijët i kemi krenari. Krenaria e Kosovës, e ardhmja jonë. Mbaje flamurin lart!”, u shpreh Abdixhiku, duke iu referuar rasteve të mëhershme në tubime politike.

    Deklarata e tij u interpretua si një referencë ndaj një ngjarjeje në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku një vajzë e mitur kishte recituar një poezi me përmbajtje të ashpër me plot mallkime.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 100 euro gjobë për përdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

    Saktësisht, rasti ka të bëjë me vajzën rreth 10-vjeçare e cila u ftua në një tubim nga kreu i VV’së, Albin Kurti, për të recituar, ku ndër të tjera përdori shprehje si “Ju vraftë Zoti, ju vraftë Allahu”,

    “Pranohen të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ZP.Anr.11/2026 e 01.06.2026, dhe ankesa e Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi ZP.Anr.12/2026, e datës 01.06.2026, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) €”, është thënët në vendim.

    “Ju vraftë Zoti, ju vraftë Allahu”, VV gjobitet me 5 mijë e 100 euro për përdorimin e fëmijëve në fushatë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!