×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Mbyllja e vendvotimeve, Kurti: Sytë dhe vëmendja jonë janë te procesi i numërimit të votave

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 19:32

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbylljes së vendvotimeve ka deklaruar se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje ndodhet brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është kusht i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se në këto momente vëmendja është e përqendruar te komisionerët dhe vëzhguesit, mbi të cilët, sipas tij, bie një përgjegjësi e lartë institucionale.

    Ai i falënderoi komisionerët dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre, duke u uruar punë të mbarë në numërimin e çdo vote.

    “Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!