×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet preliminare

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 19:47

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt për media ka bërë të ditur se rezultatet preleminare pritet të shpallen rreth orës 22:00, shkruan Reporteri.net.

    “Rezultatet preleminare do të dalin sonte rreth orës 21:30 apo 22:00”, ka thënë Radoniqi.

    Ai ju ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të këshillave të vendvotimeve të respektojnë procedurat ligjore që të garantohet vullneti i qytetarëve.

    Radoniqi tha se procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe nuk janë evidentuar incidente që mund ta cenonin integritetin, besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!