Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak ditë më parë në Britaninë e Madhe. Një kamion me 39 shtetas kanë humbur jetën në një kamion frigoriferik teksa po tentonin të futeshin në Britaninë e madhe.
Pamjet e fundit të dala nga kamioni ku humbën jetën 39 shtetas janë rrëqethëse.
Raportet në median britanike bëjnë me dije se viktimat kanë luftuar për të dalë nga kamioni frigoriferik ku temperatura mbërriti në minus 25 gradë Celsius.
Policia gjeti shenja gishtash me gjak në derën dhe pjesën e brendshme anësore të tij, çka tregon se emigrantët kanë tentuar t’i gërryejnë me thonj. Disave prej kufomave, u kishte dalë shkumë nga goja.
Kamioni me 39 persona u nis nga Zeebrugge in Belgium dhe vetëm në Essex të Briatnisë së madhe u konstatua prania dhe vdekja e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.