×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani nis sulme hakmarrëse ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

    Reporteri
    10 Qershor 2026 | 9:16

    Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se ka ndërmarrë sulme ndaj bazave amerikane në rajon. Ndërkohë, SHBA-ja tha se sulmet e saj të mëhershme, të kryera si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri, kanë përfunduar.

    Ministria e Jashtme e Iranit i ka cilësuar sulmet më të fundit të SHBA-së ndaj Iranit si një “shkelje të qartë” të sovranitetit kombëtar të vendit dhe ka paralajmëruar se shtetet e Lindjes së Mesme që strehojnë trupa amerikane mund të bëhen objektiv nëse Irani sulmohet përsëri, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    “Forcat e armatosura (të Iranit) shkaktuan dëme të mëdha ndaj bazave dhe aseteve amerikane në rajon që shërbyen si pikënisje për këto sulme,” thuhet në një deklaratë të ministrisë, duke shtuar se Irani “nuk do të hezitojë të godasë burimin e sulmeve”.

    Irani kreu sulme ndaj objektivave në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani të mërkurën, pasi SHBA-ja goditi objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, në atë që tha se ishte një kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri ushtarak Apache të ushtrisë amerikane.

    Nuk është ende e qartë nëse ndonjë objekt amerikan në rajon ka pësuar dëme nga sulmet e fundit, por sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në të tre vendet.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij në Arabi Saudite dhe Turqi pas sulmeve amerikane, sipas një deklarate të veçantë të ministrisë./Reporteri.net

    ShBA i hakmerret Iranit pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz, lëshon seri sulmesh ndaj tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!