×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani thotë se po “rishikon” negociatat me ShBA’në pas sulmeve të fundit

    Reporteri
    10 Qershor 2026 | 11:54

    Teherani po “rishikon” negociatat me Shtetet e Bashkuara në dritën e sulmeve amerikane ndaj Iranit mbrëmë, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Baghaei akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për “shkelje të përsëritura të armëpushimit” dhe tha se diplomacia nuk mund të “zhvillohet në vakum”, duke shtuar se nevojitet “një mjedis minimal në të cilin diplomacia mund të funksionojë” që negociatat të ecin përpara.

    “Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara po e minojnë këtë proces përmes mesazheve kontradiktore, ndryshimeve të shpeshta në qëndrimet dhe kërkesat e tyre, si dhe përmes shkeljeve të përsëritura të armëpushimit”, tha ai.

    Ai shtoi se edhe Izraeli ka treguar mungesë vullneti përmes sulmeve të përsëritura ndaj Libanit.

    Në shkëmbimin më të fundit të zjarrit, Irani deklaroi mbrëmë se kishte ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj objektivave amerikane në rajon, pasi ishte vënë nën sulm nga SHBA-ja.

    Ushtria amerikane tha se kishte përfunduar sulmet kundër Iranit, të cilat sipas saj ishin përgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri ushtarak të ushtrisë amerikane./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!