Një fëmijë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë në fshatin Vinçan të Korçës.
Siç raporton Klan News, i mituri ka pësuar dëmtime në trup e në kokë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e reanimacionit.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.