×
  • Sport
  • Sport

    Nervozohet Challandes: Kuptojeni këtë gjë, ai nuk mund të luajë për Kosovën

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 23:06

    Bernard Challandes ka folur për mundësinë që Florent Hadergjonaj t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

    Florent Hadërgjonaj është emri që po përfolet më së shumti për një kalim te Kombëtarja e Kosovës, por Challandes ka thënë se akoma nuk është marrë ndonjë vendim dhe ka lutur gazetarët që të mos shkruajnë më për të.

    Selektori zviceran e pranon se ka biseduar me Hadergjonajn, por tani për tani nuk ka asgjë zyrtare dhe se gjithçka që duhet të bëjmë është që të presim.

    “Ju po ma parashtroni të njëjtën pyetje,” ka thënë Challandes për Gazetën Blic.

    “Natyrisht, unë kam folur me Hadërgjonajn, por unë nuk mund të them se ai do të jetë lojtari ynë i ri, sepse nuk e kemi kontratën. Tani për tani, jo. Unë shpresojë se Hadërgjonaj do të luajë për ne, por tani ju lutem prisni. Tani për tani, ai nuk mund të luajë për Kosovën, kjo është situata. Unë nuk mund të kuptojë pse njerëzit dëshirojnë të japin informata të gabuara. Prisni.

    “Unë nuk jam i çmendur, ai luan për Huddersfield, ai është një mbrojtës i djathtë – ne nuk kemi shumë mbrojtës të djathtë dhe ai është një kandidat për kombëtaren tonë. Kjo është shumë e qartë – por ju lutem prisni. Ai ka luajtur për Zvicrën dhe ne tani duhet të kemi kontratën, nënshkrimin, punën e FIFA-s, pasi mundësia e FIFA-s mund të jetë që ai të mos luajë për ne, gjithashtu Zvicra mund të kundërshtojë. Jo, nuk është aq e lehtë – pasi në këto situata është shumë e rëndësishme që të flasim sa më pak, ndërsa ne po flasim shumë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!