Një 33 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Holandës, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së dy pastruesve në kompleksin e kinemasë “Pathe” në qendër të qytetit të Groningen.
Autori i identifikuar si Ergun S. vrau çiftin rreth të 50-ave, të njohur si Gina dhe Marinus.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ndërsa arrestimi i tij u bë të dielën. Për ta neutralizuar, mediat holandeze bëjnë me dije se Ergun është goditur me plumb gome nga policia dhe aktualisht gjendet në spital.
Menjëherë pas arrestimit të tij, policia ka ngritur disa pista dyshimesh, por besohet se motiv i sulmit të tij ndaj çiftit të ketë qënë grabitja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.