×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Mbledhja e Kryesisë

    Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit të 7 qershorit

    Reporteri
    23 Qershor 2026 | 19:46

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK’së, pas rezultatit në zgjedhje.

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, dega e LDK-së thotë se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.

    “Pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë. Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja. Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”, thuhet në reagim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!