Në Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të rriten kërkesat për zgjedhje brenda partiake dhe largim të kryetarit të saj Lumir Abdixhiku.
Pas Degëve të kësaj partie në Pejë, Lipjan, Rahovec, Dega e dytë në Prishtinë, gazeta online Reporteri.net merr vesh se edhe Dega e LDK-së në Deçan po kërkon zgjedhje të menjëhershme në parti.
Qëndrimi është mbështetur unanimisht nga kryesia e Degës në Deçan që udhëhiqet nga Jeton Mushkolaj. Aty kërkohet përgjegjësi dhe reflektim për rezultatin zgjedhor.
Megjithatë, siç merr vesh Reporteri.net në mbledhje anëtarët e kësaj dege kanë arritur pajtueshmërinë që këtë qëndrim ta trajtojnë brenda partisë, e jo me deklarata publike.
Kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i partisë.
Ai u ka drejtuar një mesazh të qartë të gjithë atyre që kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë.
“Jo, morë çfarë, as që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë as duart”, ka deklaruar Abdixhiku ditë më parë. /Reporteri.net/.