Është inauguruar rrethi në hyrje të Prishtinës nga magjistralja për Gjilan.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që ka thënë se kjo rrugë është përgjegjësi e Qeverisë, megjithatë u detyruan ta përfundojnë vetë.
Në lidhje me këtë gjë, asamblisti i LDK-së, Egzon Pacolli ka ironizuar me me Ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
“Dimal, shiritin ta kemi lënë gati. Punën e kreu Kryeqyteti”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar.
Në lidhje me këtë projekt, edhe kryetari i Prishtinës, Përarim Rama ka akuzuar Qeverinë për neglizhencë, duke thënë se u detyruan “ta kryejnë vetë këtë projekt”. /Reporteri.net/