Delta Force dhe Rangers, ishin angazhuar në vrasjen e liderit të ISIS, që shënon një nga aksionet më të rëndësishme në ndalimin e terrorizmit.
Delta Force është njësia më e vogël elitare e Ushtrisë, që specializohet në ndërmarrjen e shpëtimeve të pengjeve, kapjet e të burgosurve dhe goditjet e synimeve me vlera të larta.
Anëtarët e Delta Force vijnë nga batalionet e Rangers, pasi fitojnë disa vite përvojë, përcjell Reporteri.net
Kjo forcë, ishte pjesë e shumë misioneve të cilat ishin me rëndësi të madhe. Të tilla ishin Lufta në Afganistan, ku pas një muaj sulmesh të 11 shtatorit, këto forca ndihmuan në mposhtjen e talebanëve në Afganistan.
Ranger janë këmbësoria kryesore e ushtrisë. Ata janë të organizuar si një regjiment me tre batalione vartëse.
Misioni Ranger kryesisht ndodh gjatë armiqësive fillestare midis SHBA-së dhe një armiku të tyre, përcjell Reporteri.net
Misioni parësor i Rangers është të angazhojë armikun në beteja të ngushta luftarake dhe me zjarr të drejtpërdrejtë.
Ky mision përfshin operacione veprimi të drejtpërdrejtë, bastisje, rikuperimin e personelit dhe pajisjeve speciale, përveq operacioneve konvencionale ose speciale të këmbësorisë.
Të qenurit pjesë e Ranger, kërkon përfundimin e një prej shkollave më të vështira të formimit ushtarak në botë. Kandidatët stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupave të tyre.
Grupi i parë i vullnetarëve të zgjedhur u aktivizua në Luftën e Dytë Botërore, por Rangers kanë udhëhequr mbi 50 fushata ushtarake përfshirë operacionet në Afganistan dhe Irak./Reporteri.net/