Reshje të dendura shiu kanë përfshirë gjatë ditës së djeshme,  fshatrat Dardani dhe Zllatar të Komunës së Ferizajt.

Sipas pamjeve të publikuara , intensiteti i lartë i reshjeve ka qenë i dukshëm, duke sjellë një sasi të madhe uji brenda një kohe të shkurtër.

Këto raste të reshjeve janë lokalizuar shpejt, por që nuk kanë kaluar pa dëme materiale.

Reklamë

Në komunën e Vitisë kishte po ashtu vërshime, ku përveç dëmeve të lehta materiale, ka edhe një shtëpi të dëmtuar rëndë.