Argjentina vetëm pas vazhdimeve e ka mposhtur Kepin e Gjelbër dhe është kualifikuar në 1/8 e finales.
Leo Messi i dha epërsinë Argjentinës në minutën e 29-të, dhe u mendua se argjentinasit do t’ia dalin lehtë.
Por, Kepi i Gjelbër u rikthye në lojë, dhe Deroy Duarte barazoi rezultatin në minutën e 59-të.
Pas 90 minutave nuk kishte fitues dhe loja shkoi në vazhdime, ku më pas u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Lisandr Martinez riktheu epërsinë e argjentinasve në minutën e 92-të. Por Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 103-të.
Në minutën e 111-të, Argjentina siguroi fitoren me një autogol nga Diney Borges.
Cape Verde ishte senzacini i këtij botërori, ku me tre barazime në fazën e grupeve, ndaj Spanjës, Uruguait dhe Arabisë, siguroi kualifikimin historik, derisa eliminohet në 1/16 e finales me kokën lartë.
Argjentina në anën tjetër, në 1/8 e finales do të luaj ndaj Egjiptit./Reporteri.net/.