Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka dhënë dorëheqje pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë.

Guilfoyle ka thënë se do të vazhdojë të mbesë mbështetëse besnike e presidentit Donald Trump.

“Falënderimi dhe respekti im për presidentin Trump dhe Sekretarin Rubio mbeten të palëkundura. Jam krenare me çfarë kemi arritur bashkë dhe unë gjithmonë do të jem mbështetëse besnike e presidentit Trump dhe misionin të tij”, ka shkruar ajo.

Reklamë

Pas saj ka reaguar edhe Trumpi. Ai theksoi se Guilfoyle po bënte punë të mirë por se nuk i pëlqeu çfarë lexonte për të.

“Ajo shkoi në Greqi, po bënte punë të mirë, por nuk na pëlqeu çfarë po lexonim”.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Kimberly Guilfoylet të japë dorëheqje si ambasadore e SHBA-së në Greqi pas prishjes së raporteve, përfshirë atë që ajo i kërkoi një donatori republikan t’ia shlyente borxhin e saj, njoftoi Shtëpia e Bardhë të martën.

“I kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqje. Ajo ka qenë aset i mrekullueshëm për ekipin dhe i dëshirojmë çdo të mirë”, ka thënë sekretarja për shtyp Katie Zacharia, raportoi New York Times.

Trumpi të hënën ka thënë se po shqyrtonte shkarkimin e ambasadores.

Reklamë

“Nuk jemi të lumtur”, pati thënë ai.

Donatori Eric Deters pati deklaruar se Guilfoyle i kishte kërkuar atij t’ia dërgonte 100,000 dollarë për të shlyrë borxhin në kartën amerikane Express. Në mesazhet mes tyre, Guilfoyle i kishte premtuar se do të ishte mbështetësja e tij më besnike “në rrethin e Trumpit” nëse ai ia dërgonte paratë.

Sipas raportimeve, Guilfoyle, e cila ishte e fejuar për katër vjet me djalin e madh të presidentit, Donald Trump Jr., ka pranuar dhurata luksoze gjatë ushtrimit të detyrës si ambasadore dhe ka kërkuar para në këmbim të sigurimit të qasjes te zyrtarë të administratës, përpara konfirmimit të saj në këtë post.

Në një artikull të The Wall Street Journal qenë ngrehur pikëpyetjet mbi rolin e ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle dhe lobistit grek, Christos Marafatsosis për lidhjet mes diplomacisë amerikane, lobimit dhe interesave të sektorit energjetik grek.

Reklamë