Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e vlefshme për një vend në çerekfinale të Kupës së Botës.

Zvicra u shfaq më kërkuese në minutat e para të takimit, duke mbajtur më shumë topin në zotërim, por pa arritur të krijojë raste të rrezikshme.

Rastin e parë serioz e pati Kolumbia në minutën e 22-të, kur Puerta provoi me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por portieri Gregor Kobel reagoi në mënyrë fantastike dhe e devijoi topin në goditje nga këndi.

Reklamë

Tetë minuta më vonë, Zvicra iu afrua golit me Fabian Rieder, por portieri kolumbian Camilo Vargas bëri një pritje spektakolare, duke mbajtur të paprekur rrjetën.

Në minutën e 38-të, Luis Díaz provoi një roveshatë spektakolare, por Manuel Akanji ndërhyri në momentin e fundit dhe largoi rrezikun.

Gjyqtari akordoi tre minuta shtesë, por asnjëra skuadër nuk arriti të zhbllokojë rezultatin, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me shifrat 0:0.