×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër, mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 18:41

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku munguan disa figure partiake që po kërkojnë dorëheqjen e tij.

    Abdixhiku tha se zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër dhe LDK-ja pati një Kuvend më 31 janar.

    Ai tha se LDK-ja nuk duhet të fokusohet në tema që e ndajnë partinë.

    “Për ne LDK-në zgjedhjet e rregullta mbahen vitin tjetër dhe LDK ka pasur një Kuvend 31 janar”.

    “Do dëshiroja që LDK-ja të merret sa më pak me çështje që i ndajnë, e kemi pasur një Kuvend dhe këto nuk i bëjnë mirë LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!