Franca ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Marokut, duke kaluar në epërsi 2:0 në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Në minutën e 65-të, Ousmane Dembélé realizoi për francezët me një goditje nga afër zonës së rreptësisë, në një aksion të ngjashëm me atë të golit të parë nga Kylian Mbappe.

Ky gol i ka dhënë më shumë qetësi Francës, e cila tashmë po menaxhon avantazhin ndaj përfaqësueses marokene.

Reklamë

Në minutën e 75-të, kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dhimbjeve dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen. Në vend të tij u inkuadrua Mateta.

Gjyqtari i ndeshjes kishte ndërprerë lojën në minutën e 70-të për një pushim treminutësh për hidratim.