Lionel Scaloni pritet të largohet nga Argjentina në fund të këtij viti. Pasi u mposht në finale nga Spanja, 48-vjeçari dha shenja lamtumire, ndërsa te Federata Argjentinase ka nisur puna për pasuesin.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Marcelo Gallardo është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Argjentinës.

Ish-trajneri i River Plate, 50-vjeçari Gallardo, shihet si favoriti kryesor nga drejtuesit e federatës. Megjithatë, dëshira më e madhe e Federatës Argjentinase të Futbollit mbetet Diego Simeone.

Reklamë

Marrja e “Cholo”-s vlerësohet si një operacion mjaft i ndërlikuar, pasi 56-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Atlético Madrid deri në verën e vitit 2027.