Zlatan Ibrahimoviq ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të ndodhura pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Ish-sulmuesi suedez, i cili ishte analist për “Fox Sports” gjatë turneut, kritikoi veçanërisht mesfushorin argjentinas Leandro Paredes për përplasjen e tij me lojtarët spanjollë Gavi dhe Eric Garcia pas vërshëllimës së fundit.

“Paredes mund të jetë i lumtur që nuk kishte asnjë lojtar si unë në fushë. Nëse do të isha aty, do ta kisha goditur me kokë dhe do të më kishin përjashtuar. Është mungesë profesionalizmi nga ana e tij”, tha Ibrahimoviq.

Reklamë

Suedezi kritikoi edhe reagimin e lojtarëve të Spanjës gjatë incidentit, duke thënë se nuk e kuptoi pasivitetin e tyre.

“Nuk e di se çfarë po bënin lojtarët spanjollë. Ata thjesht po qëndronin dhe shikonin teksa një lojtar i Argjentinës po godiste shokët e tyre të skuadrës. Nuk i kuptoj”, u shpreh ai.

Megjithatë, Ibrahimoviq vlerësoi paraqitjen e Spanjës në Botëror dhe triumfin e saj në finale, duke thënë se ekipi më i mirë e fitoi trofeun.

“Fitoi futbolli. Mënyra se si luan Spanja dhe mënyra se si luajtën në këtë turne, është ajo që dëshiron të shohësh kur shikon futboll. Fitoi skuadra që duhej të fitonte. Për Spanjën e thashë që në fillim të Botërorit”, deklaroi Ibrahimoviq.

Gjatë këtij Botërori, Ibrahimovic u bë i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta si analist, duke kritikuar disa ekipe dhe lojtarë për paraqitjet e tyre.

Reklamë