×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Në këtë orë pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

    Reporteri
    25 Korrik 2026 | 22:50

    Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua.

    Dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në një mbrëmje të madhe boksi ku vëmendja do të jetë te rikthimi i britanikut në ring.

    Për Joshuan, kjo përballje ka një rëndësi të veçantë, pasi shërben si përgatitje dhe test para superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti.

    Përtej një dueli boksi: Pse përballja me Anthony Joshuan ka rëndësi jetike për Prengën

    Britaniku hyn në këtë sfidë si favorit i madh, por Prenga ka përpara një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në skenën më të madhe të boksit botëror.

    Sipas raportimeve nga mediat britanike, programi i mbrëmjes mund të pësojë vonesa për shkak të dueleve paraprake, ndërsa përballja mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

    Për boksierin shqiptar kjo është një natë që mund t’i ndryshojë karrierën, pasi një paraqitje e fortë ndaj një emri si Joshua do ta vendoste atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!