×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Policia jep detajet

    Dy persona lëndohen pas rrëzimit të vinçit në një punishte në Prishtinë

    Reporteri
    28 Korrik 2026 | 17:37

    Një vinç është rrëzuar të martën në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

    Si pasojë e incidentit, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

    “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka deklaruar Pllana.

    Ai ka bërë të ditur se njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    “Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!