×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Muhaxheri pas fitores së Abdixhikut: Rezultat i ngushtë, por respektojmë vullnetin e delegatëve

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 22:08

    Gazmend Muhaxheri, i cili ishte ndër iniciuesit e shkarkimit të Lumir Abdixhikut, është deklaruar në Pressing pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i partisë.

    “Rezultati i ngushtë por vullnet i deputetëve të këtij Kuvendi, kryetarit i urojmë fitore, shihemi në herët e tjera”, tha Muhaxheri.

    “LDK është shtëpija jonë, nuk përçahet, por mbetet për të ardhmen me vlerësu çfarë ka qenë kjo fitore…Ditet në vijim e tregojnë, e shohim”, tha ai.

    I pyetur për akuza kundër tij në fjalimin e Abdixhikut para votimit, Muhaxheri tha:

    “E ulët prej tij, por s’kemi çka me bo, duhet me u mësu me këto sene”, tha ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!