Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën detare përballë Palasës në Himarë, ku dyshohet se nga një jaht janë qëlluar të shtëna në ajër.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:00, policia është njoftuar për ngjarjen dhe menjëherë ka angazhuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

Paralelisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Reklamë

Policia bën me dije se operacioni për lokalizimin dhe ndalimin e jahtit vijon, me qëllim verifikimin e plotë të informacionit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews