Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë nga takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke thënë se nuk është arritur marrëveshje mes dy palëve.

Pas përfundimit të takimit, Kurti nuk ka dhënë shumë detaje, por ka konfirmuar se një dakordim nuk është arritur.

“Nuk kemi lajme përderisa nuk kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen do të mund të ju njoftojmë.”, tha ai shkurt.

Reklamë

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar sot pasdite në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Edhe dje Kurti e Abdixhiku u takuan në përpjekje për të gjetur një marrëveshje.