×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Seanca konstituive

    Haxhiu nuk tregon nëse do të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

    Reporteri
    06 Gusht 2026 | 9:39

    Kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ndërsa nuk tregoi nëse do të jetë sërish kandidatë për ta mbajtur pozitën numër një në këtë institucion.

    Ajo nuk dha përgjigje kur u pyet nga gazetarët nëse do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për kryeparlamentare.

    Në orën 10:00 pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për Legjislaturën e XI-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!