×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Fjalët e Zhegrovës pas golit të parë në fanellën e Juventusit

    Reporteri
    06 Gusht 2026 | 10:15

    Edon Zhegrova ishte protagonist dje në fitoren e Juventusit në miqësoren me Chelseat në fazën para-sezonale.

    Ylli kosovar e gjeti golin e parë në fanellën e “Bianconeri” me një goditje spektakolare për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij ndaj skuadrës së Xabi Alonsos.

    Zhegrova e fitoi çmimin “Lojtari i Ndeshjes” dhe pas lojës i shprehu emocionet e tij përmes një videoje në faqen zyrtare të Juves në rrjetet sociale.

    “Përshëndetje njerëz, faleminderit secilit për mbështetjen. Jam mjaft i lumtur për çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’ dhe për golin që e shënova sot. I jam mirënjohës dhe falënderues ekipit për punën e madhe që e ka bërë dhe shpresoj që ai (ekipi) të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur. Shihemi në Perth”, theksoi përfaqësuesi kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!