Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka realizuar sot vizitën e parë zyrtare në FSK që nga marrja e detyrës.

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë qëndrimit të saj në FSK, presidentja Shiroka-Pula po zhvillon gjithashtu një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Reklamë

Pas takimit nuk është paraparë konferencë për media.