Deputetët e rinj të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin e tyre në seancën konstituive.
“Përmes deklaratës së betimit, unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!” – shkruan në tekstin e Betimit.
Në sallë të pranishëm janë 119 deputetë