×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Sylvinho, kandidat për stolin e Algjerisë

    Reporteri
    11 Gusht 2026 | 23:10

    Më 3 gusht, Vladimir Petkoviç u largua nga drejtimi i Algjerisë, pas një Botërori zhgënjyes, ku skuadra u eliminua në fazën e 1/16-ve pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës. Largimi u bë me marrëveshje të përbashkët mes trajnerit dhe federatës.

    Por, një emër i njohur për shqiptarët mund të rikthehet në skenën e futbollit ndërkombëtar. “Klan News” mëson se Silvinjo është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares së Algjerisë.

    Braziliani ka një avantazh të rëndësishëm: përvojën e fituar gjatë tre viteve në krye të kuqezinjve. Me Sylvinhon në stol, Shqipëria siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian, ndërsa më pas arriti edhe në fazën play-off të kualifikueseve të Botërorit.

    Profili i tij, eksperienca ndërkombëtare dhe filozofia taktike duket se kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve algjerianë, por gara mbetet e hapur.

    Rivali kryesor është spanjolli Felix Sanchez Bas, ish-trajneri i Katarit dhe një emër me eksperiencë të konsiderueshme. Aktualisht, kuotat mes tij dhe Silvinjos janë të barabarta, duke e bërë të duket si një garë e hapur.

    Vendimi final pritet të merret së shpejti. Nëse zgjidhet Sylvinho, ish-trajneri i Shqipërisë do të ketë një tjetër sfidë madhore në karrierë, këtë herë në stolin e Algjerisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!