×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Messi në dhimbje pas humbjes së babait: Nuk e di si do të vazhdoj pa ty

    Reporteri
    12 Gusht 2026 | 16:32

    Lionel Messi ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, duke kujtuar lidhjen e veçantë mes tyre dhe rolin e rëndësishëm që ai pati në jetën dhe karrierën e tij.

    “Babi, ende nuk mund ta besoj që nuk je më. Nuk po arrij ta pranoj”, ka shkruar Messi.

    Ylli argjentinas rrëfeu se babai i tij e kishte mbështetur gjatë gjithë karrierës dhe i kishte kërkuar vazhdimisht që të luante në Kupën e Botës.

    Messi tregoi se kishte shpresuar ta kishte babain pranë në finalen e Botërorit, në mënyrë që ai ta shihte duke luajtur, por Jorge nuk arriti të ishte aty.

    “Arritëm në finale dhe ti nuk mund të ishe aty. Doja ta fitoja që të ta sillja dhe të të tregoja një tjetër trofe”, shkroi ai.

    Një nga pjesët më prekëse të mesazhit ishte rrëfimi se Messi priste pas çdo ndeshjeje mesazhin e të atit, një mesazh që tashmë nuk do të vinte më.

    Duke kujtuar marrëdhënien e tyre, Messi e përshkroi Jorge Messin si “babain, shokun dhe përfaqësuesin” e tij, duke theksuar se ai kishte qenë pranë tij që nga ditët e para të rrugëtimit në futboll.

    Në mesazhin e tij, Messi foli edhe për të ardhmen dhe pranoi se humbja e babait e ka bërë të reflektojë për vazhdimin e karrierës.

    “Nuk e di çfarë do të bëj pa ty. Nuk e di si do të vazhdoj. Tani kam shumë dyshime nëse do të luaj futboll edhe për shumë gjatë”, shkroi Messi.

    Megjithatë, ai tha se babai i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së tij, edhe përmes mënyrës se si ai i rrit fëmijët e tij.

    “Të dua, babi. Pusho në paqe dhe kujdesu për ne nga lart. Faleminderit për gjithçka”, përfundoi Messi.

    Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i Lionel Messit, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!