NATO ka reaguar pas fillimit tëtërheqjes graduale nga prania e përhershme e KFOR-it. në Urën e Ibrit në Mitrovicë dhe për integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurimin e Manastirit të Deçanit.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, ka thënë se Aleanca po punon për përshtatjen e misionit të KFOR-it me rrethanat aktuale dhe përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
“NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimin e situatës së sigurisë”, ka shkruar Hart në platformën “X”.
Ajo ka bërë të ditur se KFOR-i, nën udhëheqjen e komandantit të misionit, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka nisur të përshtatë pozicionimin e tij në koordinim me autoritetet dhe palët relevante.
“Këto përshtatje dëshmojnë përparim konkret në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe të lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, ka deklaruar ajo.
Sipas Hart, procesi bazohet në kushtet në terren dhe mund të përmbyset nëse situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë.
“NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, ka shtuar ajo.
KFOR-i kishte njoftuar dy ditë më parë se ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së tij nga Ura e Ibrit, duke e lidhur këtë hap me përmirësimin e situatës së sigurisë.
Po ashtu, misioni kishte bërë të ditur se përgjegjësia për sigurimin e Urës së Ibrit dhe të Manastirit të Deçanit do t’i bartet gradualisht Policisë së Kosovës.
#NATO is working to ensure that our peacekeeping mission in Kosovo, @NATO_KFOR, is optimized for the current environment, given improvements to the security situation
Under the steady leadership of KFOR Commander Major General Özkan Ulutaş, we have begun to adjust our posture,…
— NATO Spokesperson (@NATOpress) August 12, 2026
Reklamë