Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve urgjente pas thurrjes së një mërgimtari për pushkatimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në njoftimin e saj, Prokuroria ka bërë të ditur se
“Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.”
Sipas Prokurorisë, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.
“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rastit.
“Do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.